Thaçi: Krijimi i ushtrisë së Kosovës, dhurata më e mirë e fundvitit

14 dhjetor 2018 | 12:18

Presidenti i Kosovës dhe komandanti suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Hashim Thaçi, ka thënë se ushtria e është nderi, siguria dhe mirëqenia e Republikës së Kosovës.

Duke e komentuar votën unanime të deputetëve të Kuvendit për formimin e ushtrisë ai ka thënë se si shoqëri dhe shtet e kemi dëshmuar se jemi të guximshëm, të përgjegjshëm dhe dimë të qëndrojmë të bashkuar për t’i mbrojtur interesat e popullit dhe shtetit tonë.

Thaçi ka vlerësuar se krijimi i ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes është dhurata më e mirë për këtë fundvit.

“Ushtria e Kosovës është nderi, siguria dhe mirëqenia e Republikës së Kosovës. Pas dy dekadash shumë të mundimshme, më në fund po e përmbyllim procesin e shtetndërtimit. Në Kuvendin e Kosovës, me shumicë absolute, përtej dallimeve politike, si rrallëherë të zgjedhurit e popullit miratuan pakon ligjore për themelimin e ushtrisë së Kosovës. Si shoqëri dhe shtet e kemi dëshmuar se jemi të guximshëm, të përgjegjshëm dhe dimë të qëndrojmë të bashkuar për t’i mbrojtur interesat e popullit dhe shtetit tonë. Krijimi i ushtrisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes është dhurata më e mirë për festat e sivjetme të fundvitit”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, me rastin e aprovimit…