Thaçi: Lavdi heronjve të Janarit!

11 janar 2019 | 11:09

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar dy veprimtarë të shquar të lëvizjes kombëtare, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha të cilët kanë rënë heroikisht 35 vjet më parë.

Ai ka thënë se rënia e tyre dhe vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës ishin bërë motiv shtesë për çlirimin e Kosovës.

“Në historinë e re të Kosovës, janari hyri si muaj i heroizmit dhe lavdisë, në saje të sakrificës së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, më 17 janar 1982. Ndërkaq, sot e 35 vjet më parë, në një qëndresë heroike përballë aparatit policor serb e jugosllav, ranë trimërisht dy veprimtarë të shquar të lëvizjes kombëtare: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha. Rënia e tyre u bë motiv shtesë për brezat që kishin ideal çlirimin e Kosovës. Lavdi heronjve të Janarit!”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Ky vit është viti i ekonomisë. Qeveria e vendit do…