Thaçi: Lufta e UÇK-së s’do të mund të bëhej pa përkrahjen e partisë së Edi Ramës

22 korrik 2022 | 08:29

Analisti politik Jusuf Thaçi tha se lufta e UÇK-së nuk do të mund të bëhej pa përkrahjen e Partisë Socialiste të Edi Ramës, parti kjo që e udhëhiqte Qeverinë e Shqipërisë në atë kohë.

Këtë deklarim Thaçi e bëri në emisionin ‘Pressing’ në T7, në të cilin është diskutuar për ngjarjet në Kuvendin e Shqipërisë rreth rezolutës së këtij kuvendi për raportin e Dick Martyt.

“Lufta e UÇK-së nuk do të mund të bëhej pa përkrahjen pothuajse të pakusht që i ka bërë PS-ja dhe qeveria që në atë kohë është udhëhequr nga PS-ja.

Normalisht që elementet e LDK-së kanë përdorur aksione të caktuar të qeverisë shqiptare që, për shkak të presioneve ndërkombëtare, raportonin që po i ndalnin disa armë të hynin në Kosovë, ndërsa ato pastaj janë ekzagjeruar këndej sikur qeveria shqiptare nuk po e përkrah UÇK-në”, tha ai.

“Kjo kauzë i ka rrënjët atje. Në këtë muhabet, PS-ja ka më shumë të drejtë sesa PD-ja”, shtoi Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, ka thënë…