Veliu i çon fjalë Osmanit për çështjen e kryeprokurorit: LDK-ja s’do të të lejojë të bësh shkelje
22 korrik 2022
| 08:25
Deputeti Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, ka thënë se nuk do të lejojnë shkelje me mosdekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit nga presidentja Vjosa Osmani.
Me këtë rast, Veliu ka adresuar kritika ndaj të parës së vendit, për mënyrën sesi po e trajton këtë rast.
Ai ka thënë se do ta bëjnë të pamundurën që të mos lejojnë shkelje të tilla.
“Këto janë veprime që janë në kundërshtim me normat dhe rregullat e Kushtetutës. Të shohim si do të veprojë më tutje. Unë besoj se nëse ndodh shkelje, ne si LDK do të bëjmë përpjekje që këto shkelje të mos i lejojmë”, tha Veliu për EO.



