Thaçi: Miqësia me ShBA-në dhe Perëndimin, vlera të trashëgimisë së presidentit Rugova

21 janar 2020 | 10:53

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova, në 14-vjetorin e vdekjes.

Me këtë rast, Thaçi ka vlerësuar ontributin e madh të ish-presidentit Rugova drejtë lirisë dhe pavarësisë.

“Në 14 -vjetorin e vdekjes së presidentit Rugova nderojmë kontributin e madh të tij në rrugëtimin e gjatë dhe të mundimshëm të popullit tonë drejt lirisë dhe pavarësisë. Politika paqësore dhe miqësia me SHBA-në e Perëndimin janë vlera të përhershme të trashëgimisë së presidentit Rugova”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona është gati t’i bëjë ofertë RB Leipzigut për ta…