Thaçi, në takim me Macronin e Vuçiqin, kërkon njohjen e Serbisë për Kosovën

12 nëntor 2019 | 14:34

Në margjina të Forumit të Paqes në Paris, me ndërmjetësim të presidentit Emmanuel Macron, presidenti Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Thaçi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka bërë me dije se në këtë takim ka rikonfirmuar se Kosova është e gatshme të vazhdojë dialogun në kërkim të një marrëveshjeje për paqe, e cila duhet të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara, por edhe më shumë paqe e stabilitet në tërë rajonin tonë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe këshilltari i…