Thaçi në takim me përfaqësuesin e OSBE-së: Asnjë i burgosur nuk është prekur nga koronavirusi

19 maj 2020 | 14:55

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), Nehat Thaçi, ka pritur në takim drejtorin e Departamentit për Siguri Publike në OSBE, Edward Anderson, me të cilin ka biseduar në lidhje me sigurinë në institucione korrektuese dhe menaxhimin e masave mbrojtëse ndaj pandemisë Covid-19.

Thaçi e ka informuar mysafirin rreth menaxhimit dhe zbatimit të planit operativ “Koronavirus”, i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19 në institucione korrektuese dhe ato të paraburgimit, ku si rezultat i këtij plani, sipas tij asnjë i burgosur nuk është i prekur virusi “Korona”.

“Deri sot kemi bërë menaxhim të mirë, por ky fakt nuk duhet të na shpërqendrojë, andaj vëmendja jonë do të vazhdojë të jetë e lartë për aq kohë sa virusi është në mesin tonë”, ka thënë Thaçi.

Ndërsa drejtori i Departamentit për Siguri Publike të OSBE-s, Edward Anderso, e ka përgëzuar ShKK-në për punën e mirë të treguar deri më tani. Ai ka theksuar se ShKK-ja me planin operativ “Koronavirus” ka bërë një punë të shkëlqyer në menaxhimin e situatës dhe të parandalimit të përhapjes së infektimit në institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit. (L.G/ Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Al-Khelaifi, presidenti i PSG, nuk fshihet dhe nuk përdor as…