Thaçi ngushëllon familjen Bejta për vdekjen e Rifat Bejtës

02 prill 2019 | 11:54

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se është i pikëlluar me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të UÇK-së, Rifat Bejta, i cili ka qenë ciceroni i parë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Me këtë rast, Thaçi i ka shprehur ngushëllime familjes Bejta. “Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e veprimtarit të njohur dhe veteranit të UÇK-së, Rifat Bejta. Familjes së tij i shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkencëtarët gjermanë të hapësirës do paguajnë vullnetarët rreth 19 mijë…