Thaçi ngushëllon familjen e Gazmend Sinanit

23 qershor 2018 | 11:00

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen e Gazmend Sinanit, basketbollistit që sot ndërroi jetë.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen tragjike të basketbollistit, Gazmend Sinani, anëtar i përfaqësueses së Republikës së Kosovës. Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet për familjen Sinani, Federatën e Basketbollit, miqtë dhe fansat e shumtë të përfaqësueses sonë”, ka shkruar Thaçi në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Goli i Xherdan Shaqirit kundër Serbisë, solli festë të madhe…