Thaçi: Para 29 viteve delegatët e Kosovës në Kaçanik aprovuan dokumentin më të rëndësishëm politik dhe juridik

07 shtator 2019 | 11:56

Presidenti Hashim Thaçi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se para 29 viteve delegatët e Kosovës në Kaçanik aprovuan dokumentin më të rëndësishëm politik dhe juridik të asaj kohe, Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si shprehje të vullnetit politik të qytetarëve shumicë.

“Sot, me konsideratë të lartë kujtojmë të gjithë delegatët që në rrethana të rënda okupimi treguan guxim qytetar dhe artikuluan aspiratën tonë kombëtare dhe politike për liri dhe pavarësi”, ka shkruar Thaçi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia në Hong Kong ka kontrolluar transportet publike që çojnë…