Thaçi për vendimin e GjND-së: Ishte fitorja më e madhe ndërkombëtare e Kosovës

22 korrik 2019 | 10:45

Sot bëhen nëntë vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND), e cila konfirmoi të drejtën tonë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se kjo ishte fitorja më e madhe ndërkombëtare e Republikës së Kosovës, e cila i hapi rrugë forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar dhe vulosi përjetësisht të drejtën tonë për vetëvendosje.

“Ky vendim ka trasuar rrugën për anëtarësimin e Kosovës në NATO, BE dhe OKB”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Besës nga Peja duket se e ka seriozisht…