Thaçi përkujton masakrën e Poklekut dhe atë të Çikatovës së Vjetër

17 prill 2019 | 10:23

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar sot dy masakra që kanë ndodhur dy dekada më parë mbi shqiptarët.

“Para 20 vjetëve forcat ushtarake dhe policore serbe kryen dy masakra të tmerrshme mbi popullatën civile në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër. Aty pësuan fëmijë, të rinj, të reja, burra dhe pleq që u vranë, u masakruan dhe disa prej tyre u dogjën. Edhe pas dy dekadash, askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët nuk u ndëshkua nga drejtësia”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për…