Thaçi pranon letër falënderimi nga zëvendësndihmës-sekretari i ShBA-së, Jorgan Andrews

31 korrik 2020 | 20:48

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Nehat Thaçi, ka pranuar letër falënderimi nga Zëvendës-ndihmës sekretari i SHBA-së (ZNS), z. Jorgan Andrews.

Përmes kësaj letre, Zëvendës-ndihmës sekretari i SHBA-së (ZNS), z. Jorgan Andrews, ka falenderuar z. Thaçi për mikëpritjen dhe njeherit ka përgëzuar për reformat, progresin dhe arritjet e SHKK-së.

“Unë i duartrokas progresit tuaj dhe ju bëj thirrje juve dhe stafit tuaj që të vazhdoni të zbatoni nevojat dhe reformat e guximshme.

Mezi pres të hulumtoj mundësi të tjera ku INL mund të ndihmojë në përpjekjet tuaja ndërsa ne vazhdojmë të punojmë së bashku për të çuar përpara interesat tona të ndërsjella strategjike në Kosovë” shkruan në letren e  Andrews.


Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në front me luftën Covid-19 tash e sa muaj janë…