Thaçi takohet me guvernatorin Kyotos, flasin për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve

10 shtator 2019 | 15:53

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës zyrtare në Japoni është takuar me guvernatorin e Prefekturës së Kyotos, Takatoshi Nishiwaki , i cili është edhe kryesues i kompanisë “Kyocera”, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërmjet Kyotos dhe komunave të Kosovës.

“Me guvernatorin e Prefekturës së Kyotos, Takatoshi Nishiwaki, nënkryetarin e Odës Ekonomike, i cili është edhe kryesues i kompanisë “Kyocera”, kemi biseduar për bashkëpunimin ndërmjet Kyotos dhe komunave të Kosovës. Biseduam për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet kësaj komune dhe qytetit të Prizrenit. Kyoto dikur ishte kryeqytet i Japonisë për 1000 vjet, sot paraqet ndërthurje të bukur të tradicionales dhe bashkëkohores, më shumë se çdo qytet tjetër në Japoni, njëjtë si Prizreni në Kosovë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vitin 2013 ylli i “Formula 1”, Michael Schumacher, pësoi…