Thaçi: Taksa dha efektin e vet, partnerët e koalicionit ta shqyrtojnë mundësinë e pezullimit

13 shkurt 2019 | 21:00

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova gjendet në një situatë të paparamenduar ndonjëherë pas mosrespektimit të këshillave që SHBA-të dhanë ndaj çështjes së taksës.

Në një intervistë për televizionin publik, presidenti Thaçi tha se Kosova përherë duhet të jetë mirënjohëse ndaj SHBA-ve, ndërsa apeloi tek partnerët e koalicionit qeveritar të kenë vëmendje në respektimin e rekomandimeve nga aleatët.

“Gjendja në të cilën gjendemi tash është një situatë e re e pamenduar se mund të ndodhte ndonjëherë. Ne duhet të jemi gjithmonë mirënjohës ndaj SHBA-ve. Pa ta nuk do të ishim as të lirë as të pavarur”.

“Kemi të bëjmë me mosdëgjimin e këshillave nga SHBA-të kemi kaluar në një situatë paradoksale ndaj politikave amerikane. Jemi takuar përsëri me Philip Kosnett, kemi pranuar të njëjtën këshillë që Kosova të mos vëjë vështirësi në dialog”.

“Vlerësoj dhe ftoj gjithë partnerët e koalicionit që të shqyrtojnë mundësitë për pezullimin e përkohshëm të kësaj takse apo për reciprocitet me Serbinë në mënyrë që t’i fuqizojmë raportet me SHBA-të”.

“Taksa e pati efektin e vet, por për hir të një dëmi që ka pësuar Serbia me miliona euro, s’mund ta injorojmë dhe rrezikojmë miqësinë me SHBA-të”, ka thënë Thaçi.

Më tej Thaçi është shprehur optimist që marrëveshja Kosovë-Serbi do të realizohet gjatë këtij viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), Njësia…