Thaçi: Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka dhanë kontribut të shquar në rritjen e ndërgjegjes kombëtare

17 janar 2019 | 11:04

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka kujtuar tre veprimtarët e lëvizjes kombëtare: Jusuf Gërvallën, Kadri Zekën dhe Bardhosh Gërvallën.

“Nga dora e shërbimeve sekrete serbe, para 37 vjetësh në Gjermani u vranë tre veprimtarë të shquar të lëvizjes kombëtare: Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla. Vrasja e tyre ishte një prej goditjeve më të rënda të lëvizjes sonë çlirimtare, e cila po i bashkërendonte veprimet brenda dhe jashtë Kosovës. Si veprimtarë të një ideali dhe përpjekjeve të pareshtura për liri, ata dhanë kontribut të shquar në rritjen e ndërgjegjes kombëtare, në organizimin politik dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës në botën perëndimore”, ka thënë presidenti Thaçi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lulëzim ETEMAJ 37 vite më parë, më 17 janar 1982,…