Thaqi: Ndaj Clujit kërkojmë rezultat sa më të mirë  

03 nëntor 2022 | 11:34

Armend Thaqi, mbrojtës i skuadrës së Ballkanit ka folur për ndeshjen e fundit që kampionia e Kosovës e zhvillon sonte në Ligën e Konferencës ndaj CFR Cluj (18:45) në Rumani.

Mbrojtësi i krahut të djathtë ka thënë Ballkani ka udhëtuar për rezultat sa më të mirë.

“Na pret një ndeshje shumë e vështirë. Për shkak se skuadra e Clujit ka ambicie të kalojë grupet, mirëpo edhe ne kemi synimet tona që të bëjmë paraqitje sa më të mira që të përfundojmë kampanjën në mënyrën më të mirë të mundshëm. Kemi ardhur të marrim një rezultat sa më të mirë”, ka thënë Thaqi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Teuta S. Haxhimusa Pse një vajzë infermiere dështoi ta…