Thaqi: Prishtina është skuadër më e mirë se Flamurtari

27 mars 2019 | 17:36

Flamurtari pësoi humbje nga Prishtina (3-0), në ndeshjen e zhvilluar sot në stadiumin “Fadil Vokrri”. Trajneri i kuqezinjve, Arsim Thaqi e pranoi pas ndeshjes se Prishtina është skuadër më e mirë.

“Kishim mungesa si Lorik Maxhuni dhe Gentrit Dumani, të cilat nuk i kompensuam. Aty ku e dënim se do të kemi vështirësi, Prishtina na goditi. Prishtina është ekip më cilësore se sa Flamurtari dhe tani jemi edhe ne në presion. Edhe pushimi prej gati tri javësh e bëri që Flamurtari të mos jetë ai që jemi mësuar ta shohim”, ka deklaruar Thaqi.

Ndeshja Prishtina-Flamurtari, ishte ndeshje e mbetur e javës së 23-të, në IPKO Superligë.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa ka vlerësuar se skuadra e…