Thaqi: Rëndësi kishte fitorja

29 prill 2019 | 11:03

Mbrojtësi Armend Thaqi është shprehur i kënaqur me fitoren që Prishtina e ka arritur ndaj skuadrës së Drenicës (2-1).

Sipas autorit të golit të parë më rëndësi për skuadrën nga kryeqyteti ishte fitorja, e cila e mbanë në garë për titull të kampionit në IPKO Superligë.

“Mund të them që në pjesën e parë ishte lojë më e mirë nga ana jonë, pasi patëm shumë raste dhe  shënuam dy gola, por si ekip i madh që jemi nuk na lejohet të pësojmë gola të tillë. Me rëndësi kanë qenë tre pikët, e arritëm synimin dhe kështu duhet të vazhdojmë edhe në ndeshjet tjera”, ka thënë Thaqi.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja dhe tekstshkruesja Jillian Jacqueline është martuar dje me kitaristin…