‘The Sun’: Bayern Munich ofron 100 milionë euro për Harry Kane

14 tetor 2022 | 12:13

Bayern Munich është gati për një investim maksimal për të rrëmbyer Harry Kane nga Tottenham, të cili i skadon kontrata në vitin 2024.

Sipas “The Sun”, Kane është i përqendruar te Tottenhami, por Bayerni në verë do të vendosë në tavolinë rreth 100 milionë euro. Oferta që vjen një vit para skadimit të kontratës, konsiderohet gjithmonë.

Kujtojmë se Manchester City e ka kërkuar me ngulm anglezin, por ky i fundit zgjodhi që karrierën ta vazhdojë te Spurs.

Mbetet të shihet nëse Kane do të tundohet për të luajtur në Bundesligë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jurgen Klopp ka folur për përballjen që skuadra e tij…