‘The Sun’: Chelsea po projekton të ardhmen me sulmuesin shqiptar
13 janar 2022
| 15:04
Armando Broja është duke kaluar një moment të jashtëzakonshëm me fanellën e Southamptonit, ndoshta më të mirin në karrierë duke parë paraqitjet dhe golat e tij të realizuar në vendin ku lindi futbolli.
Të magjepsur me golat e tij janë tifozët e Southamptonit të cilët i kanë kërkuar drejtuesve dhe presidencës për ta mbajtur përfundimisht sulmuesin e Kombëtares shqiptare. Së fundmi prestigjiozja britanike “The Sun” ka hapur artikullin e saj me titullin se Chelsea e konsideron Armando Brojën si pjesë të projektit të ri.
Një lajm i rëndësishëm ky për talentin 20-vjeçar i cili do të bënte hapin e madh në karrierë për të qenë në qendër të projektit të klubit që ka në pronësi kartonin e tij, por mbi të gjitha te një klub gjigant si Chelsea.