Theksohet mungesa e një ligji që rregullon profesionet terapeutike duke përfshirë logopedinë

11 mars 2024 | 15:12

Kolegji Heimerer ka mbajtur tryezë në kuadër të Muajit të Logopedisë me temën: “Korniza Ligjore e Profesionit të Logopedisë dhe Bashkëpunimi me Profesione të Tjera – Mungesa e Ligjit për Rregullimin e Profesioneve Terapeutike”.

Kjo temë u trajtua nga ekspertë të fushës, profesor dhe autoritete shtetërore të vendit.

Diskutimet u përqendruan te sfidat që përballon profesioni i logopedisë në mungesën e një ligji të rregulluar dhe protokollit për bashkëpunimin e rregullt me profesionet e tjera.

Një përfshirje aktive në ekipet multidisiplinare dhe qasja e intervenimit të hershëm u shpalosën si prioritete.

Nga të pranishmit u vlerësua si aktivitet i rëndësishëm për t’i hapur rrugën zhvillimeve të mëtejshme në fushën e logopedisë dhe për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e këtij profesioni.

May be an image of 1 person and text

Në kuadër të diskutimeve u theksua mungesa e një ligji që rregullon profesionet terapeutike duke përfshirë logopedinë.

Në sistemin arsimor parauniversitar, termi “logoped” nuk ekziston fare, ky term ekziston vetëm si bashkëpunëtor profesional tek ligji për fëmijërinë e hershme, ndërsa në fushën e shëndetësisë, logopedia njihet si një profesion i pavarur.

Gjithashtu u theksua mungesa e protokollit për bashkëpunimin me profesionet e tjera. Diskutimet shtruan nevojën për një protokoll të qartë që rregullon bashkëpunimin mes profesioneve terapeutike, duke adresuar konfliktet e mundshme mes profesioneve të tjera dhe ofrimit të shërbimeve duke përcaktuar rolet dhe përgjegjësitë.

Sa i përket mungesës së ligjit për krijimin e ODA-ve për profesionet terapeutike, u vlerësua rëndësia e krijimit të odave profesionale për profesionet terapeutike, duke krijuar një mjedis të përkrahur dhe të koordinuar për ushtruesit e profesionit.

May be an image of 5 people and people studying

Gjatë debatit u theksua nevoja për përfshirjen aktive të logopedëve në ekipe të ndryshme multidisiplinare, duke theksuar rolin e tyre të rëndësishëm në kujdesin e shëndetit dhe edukimit.

Në përfundim të tryezës, Izet Sadiku, drejtori i shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, prezantoi një projekt që tashme veçse ka filluar të implementohet me përfshirjen e profesionistëve terapeutikë, duke përfshirë logopedët dhe ergoterapeutët, në ekipet multidisiplinare të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, për ta zgjeruar më pas edhe në Qendrat e Mjekësisë Familjare të tjera dhe po ashtu në komunat e tjera të Kosovës.

May be an image of 1 person and text that says 'ëndetësore rapeutike Muajii Logopedisë SHSHT Logopedi rami BSc. Logopedi ovon zhvillimin e lire ocesit tẽ studimeve ocesit tẽ tẽ mesuarit procesit kerkimor ncor. program unik stu vetmi nẽ Repy soves qé ofro alin'

Ndërkaq deputeti i Kuvendit të Kosovës, Armend Zemaj, ka premtuar një takim në Kuvend për adresimin e çështjeve të ngritura në këtë tryezë, ku të ftuar do të jenë edhe profesionistët e fushave terapeutike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)  ka miratuar të hënën buxhetin…