Themelohet Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Blerim Dervishaj”

09 prill 2021 | 19:12

Sot për nder dhe rikujtim të 23-vjetorit të mobilizimit të qytetarëve të fshatit Irzniq, në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u bë themelimi i Shoqatës Bjeshkatare Alpiniste “Blerim Dervishaj”.

Më 9 prill 1998, ka filluar të bëhet mobilizimi i qytetarëve të fshatit Irzniq, jo rastësisht kjo ditë e veçantë e shënuar në histori është zgjedhur si ditë për themelimin e kësaj shoqate.

Blerim Dervishaj, është njëri nga të parët që është mobilizuar në UÇK, dhe është dëshmori i parë që ka rënën në altarin e lirisë në këtë fshat. Prandaj bashkëluftëtarët e Blerimit, kanë marrë iniciativën për ta jetësuar figurën e këtij heroi, duke i vënë emrin e tij kësaj shoqate.

Pas zgjedhjes së Bordit të shoqates u zgjodh edhe kryetari, prof. Fadil Dervishaj. Organozatorët morën vendim që më 1 qershor, datë kjo që shënon rënien e dëshmorit Blerim Dervishaj, të mbahen aktivitete të ndryshme si shenjë përkujtimi e solidarizimi. Blerimit edhe sot pas 23 vjetësh nuk i janë gjetur eshtrat, prandaj aktivitetet do të shënohen si përkushtim për përpjekje të gjetjes së tyre, dhe përkushtim të sëndërtimit të fshatit.

Blerim Dervishaj u lind më 13.03.1974 në fshatin Irzniq. Ai ra dëshmor më 01.06.1998 në fshatin Carrabreg së bashku me luftëtarin Lavdim Likaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Blerim Latifi Një natë para se të futeshim në…