Thomas Strakosha nuk ka nënshkruar ende me klubin anglez

22 maj 2022 | 12:23

Gazetari italian, Fabrizio Romano, ka shkruar në “Twitter” se Thomas Strakosha ende nuk ka arritur marrëveshje me Fulhamin.

Strakosha dhe agjenti i tij i ri, Pini Zahavi, thuhet se do të vendosin së shpejti për të ardhmen e portierit shqiptar.

27-vjeçari do të largohet si lojtar i lirë nga Lazio. Për të interesim kanë shprehur edhe disa klube tjera.

“Thomas Strakosha është në listën e shumë klubeve – Fulham tani është i interesuar për nënshkrimin e kontratës me të, por ende nuk është nënshkruar. Strakosha do të vendosë së shpejti me agjentin e tij të ri Pini Zahavi”, ka shkruar Romano.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për katër muaj në rrugët e Kosovës kanë ndodhur mbi…