Thyhen zyrat e KF Trepça ’89

16 shtator 2019 | 11:36

Zyrat e KF Trepça ’89 janë thyer sot në mëngjes. Klubi nga Mitrovica nëpërmjet një njoftimi në “Facebook” ka njoftuar se kjo dukuri negative ka ndodhur sot në mëngjes, por që ende nuk dihen dëmet e bëra për faktin se rasti është nën hetime.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit thyhen dhe demolohen zyrat e stadiumit ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë. Rasti është ndër hetime dhe deri sa të përfundojnë hetimet nuk dihet saktë se sa është dëmi i shkaktuar. Nuk është hera e parë që ndodhin këso gjërash të pahijshme siç dihet vite më parë ju është vënë edhe flaka stadiumit. Kërkojmë nga organet e rendit dhe sigurisë për të cilët kemi besim të plotë që të ketë më shumë patrullime sepse po ka raste kur edhe disa të rinj për të cilët dyshohet se janë përdorues të substancave narkotike të cilët janë parë shumë shpesh afër stadiumit”, thuhet në njoftimin e 89-shit. /Epoka e re/

Fotografia e KF Trepça '89 FC

Fotografia e KF Trepça '89 FC

Fotografia e KF Trepça '89 FC

Fotografia e KF Trepça '89 FC

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij Hailey po festojnë njëvjetorin…