Tifozët e Cardiffit, Salasit: Nuk të pamë kurrë, por do të duam gjithmonë

25 janar 2019 | 13:24

Zhdukja e mistershme e Emiliano Salës ka tronditur mbarë opinionin sportive. Argjentinasi u bë blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit të Cardiffit javën e shkuar, por nuk arriti të debutonte kurrë me këtë skuadër.

Avioni me të cilin sulmuesi udhëtonte u zhduk në kanalin anglez që nga e hëna, ndërsa pas katër ditësh kërkime, policia vendosi t’i ndërpresë kërkimet për gjetjen e lojtarit dhe pilotit.

Tifozët e Cardiffit ka ditë që lutën për lojtarin, ndërsa sot janë mbledhur pranë stadiumit, teksa kanë shpalosur një pankartë emocionuese ku shkruhej: “Nuk të pamë kurrë duke luajtur, nuk të pamë kurrë duke shënuar, por Emiliano do të duam gjithmonë më shumë”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, së bashku me shefen e…