Tifozët e Juves kërkojnë shkarkimin e Allegrit

15 shtator 2022 | 15:13

Humbja e Juventusit ndaj Benficës në shtëpi ka bërë që tifozët bardhezi të shpërthejnë në rrjetet sociale. Pas përfundimit të ndeshjes, Di Maria dhe Paredes nuk shkuan me pjesën tjetër të lojtarëve për të kërkuar falje poshtë shkallëve të stadiumit, por u drejtuan menjëherë në dhomat e zhveshjes, shkruan “Tuttomercatoweb”.

Edhe pse ekipi dhe trajneri po kërkonin falje për rezultatin, thirrjet e tifozëve kundër tyre ishin të qarta të forta dhe të drejtpërdrejta, veçanërisht kundër Max Allegrit. Është hera e parë për tifozët e Juventusit që brohorasin kundër Allegrit, pasi rezultatet dhe performanca e tij ka lënë për të dëshiruar.

Tifozët filluan duke publikuar dhe komentuar termin “#AllegriOut”, pra ata duan që trajneri të shkarkohet. Mediet italiane shkruajnë hipoteza se De Zerbi është favorit nëse Allegri shkarkohet, ndërsa Pochettino dhe Zidane shikohen, por vështirë t’i paguhet paga e lartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër,…