Tifozët e Lazios e kërkojnë rikthimin e Muriqit

20 tetor 2022 | 12:13

Lazio e ka marrë një lajm të keq. Sulmuesi kryesor, Ciro Immobile ua ka “këputur këmbët” tifozëve pasi ka pësuar një lëndim, më saktësisht një tërheqje muskulore, e cila do ta lë atë jashtë fushës së blertë për së paku 40 ditë.

E në postimin për lëndimin e përfaqësuesit italian, janë vërejtur disa komente të papritura të tifozëve të Lazios.

Disa prej tyre e kanë kërkuar rikthimin e Vedat Muriqit në kryeqytetin italian, shkruan mediumi italian “lalaziosiamonoi”.

“Urime bomber”, “Kthehu Vedat”, “Na mungon Pirati”, etj., ishin disa prej komenteve të tifozëve “Biancocelesti” në rrjetet sociale, duke e kërkuar rikthimin e prizrenasit në Lazio, përkundër eksperiencës së tij dëshpëruese për një vit e gjysmë në “Olimpico”.

Shpërthimi i 28 vjeçarit në Mallorca ka bërë që tifozët e Lazios ta duan atë në skuadrën e zemrës.

Megjithatë, një gjë e tillë do të jetë e vështirë të ndodhë pasi klubi ishullor spanjoll e ka blerë kartonin e ish-futbollistit të Rizesporit dhe Fenerbahçes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë…