Tifozët e Napolit, Sarrit: Mos i tradhto njerëzit e tu

29 maj 2019 | 16:53

Tifozët e Napolit e kanë vendosur një pankartë të madhe jashtë shtëpisë së ish-trajnerit të tyre, tani në Chelsea, Maurizio Sarrit, duke e paralajmëruar atë të mos i tradhtojë duke shkuar në Juventus.

Maurizio Sarri vlerësohet të jetë trajneri favorit për ta zëvendësuar Massimiliano Allegrin në Juventus, mirëpo disa tifozë të Napolit shkuan te rezidenca e tij në Toskanë për t’ia dërguar atij një mesazh. “Shef, mos i tradhto njerëzit e tu. Napoli të do”, shkruhej në pankartë.

60-vjeçari kishte lindur në Napoli dhe e drejtoi këtë skuadër mes viteve 2015 dhe 2018, duke arritur të jetë nënkampion i Serisë A dy herë gjatë asaj kohe. Megjithatë, tifozët e Napolit mund të gëzohen me deklaratën e fundit të trajnerit të Chelseat, i cili përkundër që tha se do ta shqyrtojë të ardhmen e tij, shtoi se atij i pëlqen shumë Premierliga.

“Për mua, në fillim, ishte shumë e vështirë t’i kuptoja lojtarët e mi dhe mendësinë e tyre. Por pas një janari të vështirë, në shkurt ata filluan të ndryshojmë. Kështu mendoj, ndoshta isha unë ai që ndryshoi”, ka thënë Sarri. “Në këtë moment, i dua shumë ata. I kanë 22 lojtarë të mrekullueshëm, kështu që jam shumë i lumtur me ta. Natyrisht, unë duhet ta shqyrtoj të ardhmen time. Duhet ta kem parasysh që unë e dua futbollin anglez dhe e dua Premierligën”.

“Kam kontratë me Chelsean edhe për dy vjet të tjera, kështu që së pari do të flasë me Chelsean. Por, ky nuk është momenti i duhur. Tani duhet të mendojmë për finalen”. Chelsea takohet sonte me Arsenalin në finale të Ligës së Evropës, në Baku të Azerbajxhanit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari Mehedin Përgjegjaj i njohur në publik si Meda, ka…