Tifozët e United të revoltuar: Po paguajmë që Interi të fitojë titullin

28 gusht 2019 | 17:46

Transferimi i Alexis Sanchez në formë huazimi në skuadrën e Interit nuk ka lënë shije të mirë tek tifozët e Manchester United.

Këta të fundit shprehen se dhënia e më pak se 50% të pagës për sulmuesin nga ana e klubit të kuq, nuk është një zgjedhje e mençur.

Kështu “Djajtë e Kuq” do të paguajnë afro 250,000 paundë çdo javë për rrogën e Sanchezit. Një shumë e cila sipas tifozëve do të shërbej që Interi me afrimin e sulmuesit të fitojë kampionatin. Mënyra më e mirë për tifozët do të ishte shitja e plotë e kartonit të Sanchezit, njësoj si e Lukakut. Ndoshta për mbështetësit e United duket ironizuese fakti që klubi të zgjedh këto taktika në shpenzimin e kota të parave, të cilat fare mirë mund të investoheshin në blerje të reja.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është arrestuar nga policia në Kamenicë nën dyshimin…