Tim Judah: Grenelli po krijon probleme duke inkurajuar Thaçin

28 shkurt 2020 | 10:08

Gazetari i njohur britanik, Tim Judah, e ka komentuar njoftimin e kryeministrit Albin Kurti për heqjen e pjesshme të tarifës 100 për qind ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Judah ka thënë se Kurti e ka kundërshtuar ambasadorin Grenell, derisa Palmer është duke qëndruar i heshtur.

“Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuara ende nuk po e thonë publikisht, por mendojnë se Grenell po krijon probleme duke inkurajuar Thaçin, fuqia e të cilit është zbehur”, ka shkruar Judah në llogarinë e vet në “Twitter”.

Kujtojmë se i dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar lidhur me vendimin e fundit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për taksën 100 për-qind ndaj mallrave serbe.

“Ne nuk e mbështesim heqjen e pjesshme të masës nga kryeministri Kurti. Pozicioni ynë është mjaft i qartë: tarifat duhet të bien plotësisht. Kurti është duke bërë një gabim serioz – dhe kjo u bë e qartë për Presidentin Thaçi në Shtëpinë e Bardhë sot”, ka shkruar ai në “Twitter”.

Ndërsa zyrtarë nga Bashkimi Evropian e kanë mirëpritur një njoftim të tillë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës,  Vjosa Osmani është duke zhvilluan…