Time Kadrijaj: Enver Hoxhaj është hajgarexhi, tërë kohën është ankuar kundër UÇK-së

23 janar 2021 | 17:21

Ish- deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj ka thënë se kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Enver Hoxhaj gjatë gjithë karrierës së tij është ankuar vazhdimisht për bashkëpartiakët e tij nga UÇK-ja.

Kjo deklaratë e Kadrijajt erdhi pasi kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë sot se Kosovës nuk i duhet një kryeministër si Ramush Haradinaj që sipas tij, i prishi punët me Evropën dhe një kryeministër si Albin Kurti, që sipas tij i prishi punët me Amerikën.

Kadrijaj përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se Hoxhaj sot po mundohet me ua zënë vendin bashkëpartiakëve të tij.

“Enver Hoxhaj është hajgarexhi. Në karrierën e vet nuk ka lënë derë pa çelë me u anku për bashkëpartiakët e tij nga UÇK-ja, se po e marrin në qafë Kosovën. Sot, ai po mundohet me ua zënë vendin”, ka shkruar Kadrijaj.

Ajo madje tha se figura e Hoxhajt është shumë e zbehtë kundër atij të Ramush Haradinajt.

Po e zbehtë është figura e tij me hapë luftë me heronjtë e Kosovës, siç është edhe Ramush Haradinaj, që me Amerikën dhe Evropën e çliruan Kosovën e me ata edhe po e ndërtojnë”, ka shkruar Kadrijaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Detaje të reja janë zbuluar nga grabitja në filialin e…