Tirana arrin marrëveshje me Andi Lilën

12 gusht 2019 | 11:01

Tirana nuk ndalet në merkato. Pasi siguroi firmën me Kristi Vangjelin, i cili do t’i bashkohet skuadrës bardheblu për çështje ditësh, një tjetër lojtar i Kombëtares kuqezi do të vihet nën urdhrat e Ardian Memës.

Bëhet fjalë për Andi Lilën, futbollistin polivalent që ka vendosur me sa duket ta mbyllë karrierën në Shqipëri me 24 herë kampionët e Shqipërisë. Pikërisht gjatë eksperiencës së tij të parë me “bardheblutë” ka fituar titullin kampion (2008-2009) dhe Kupën e Shqipërisë (2010-2011).

Lajmi nuk është ende zyrtar, por burime  të “Supersport” pranë presidencës së Tiranës sigurojnë se Lila praktikisht është një futbollist i bardheblu. Një tjetër vlerë e shtuar në organikën e kryeqytetasve, që me lëvizjet e shumta dhe cilësore gjatë kësaj merkatoje vere hedhin kandidaturën si rivalë të fortë për trofetë në vend, kampionatin dhe Kupën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aeroporti ndërkombëtar i Hong Kong-ut ka anuluar të gjitha nisjet,…