Tirana fiton derbin ndaj Partizanit

25 tetor 2021 | 22:16

Derbi kryeqytetas i luajtur në “Air Albania” ka përfunduar me rezultatin 1 me 0 në favor të Tiranës.

Goli u shënua në minutat shtesë të pjesës së parë ku VAR u bë protagonist.

Sistemi VAR ka akorduar një penallti ku është kthyer në gol nga Limaj në minutën 45+8.

Ndeshja ka qenë plotë raste nga të dyja palët ku edhe emocionet ishin të shumta.

Agresivitet në fushën e lojës nga të dyja ekipet ku dhe kartonët e verdhë ishin të shumtë. Gjithashtu Najdovski ka marrë kartonin e dytë të verdhë në fundin e lojës duke lënë Tiranën me 10 lojtarë. Tirana vazhdon kryesimin në vendin e parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari i njohur Ilir Shaqiri, ka publikuar projektin e tij…