Tirana fiton ndaj Egnatias dhe blindon kreun

06 shkurt 2023 | 16:04

Tirana merr një fitore shumë të rëndësishme në kampionat duke mposhtur 2-1 Egnatian, për të blinduar vendin e parë në renditje. Skuadra e Orges Shehit e nisi në mënyrë fantastike ndeshjen, duke kaluar në avantazh shumë shpejt.

Në minutën e parë të takimit një krosim nga e djathta shfrytëzohet më së miri nga Përgjoni që shënon një gol të bukur. Skuadra rrogozhinase do të përgjigjej duke shënuan golin e barazimit me Fangaj, që shfrytëzoi një krosim të Duamena. Tirana do të fitonte një 11-metërsh në minutën e 66-të. Nga pika e bardhë Florent Hasani do ta dërgonte topin në rrjetë.

Nga pika e bardhë Florent Hasani çon topin në rrjetë duke lënë në tokë Sherrin për të risjellë avantazhin. Egnatia tentoi të përgjigjej, ndërkohë që në fundin e ndeshjes, portieri i Tiranës u dëmtua dhe në mungesë të zëvendësimeve të ezauruara nga Shehi, la ekipin me 10 lojtarë.

Përgjoni bëri një ndërhyrje fantastike në portë. Tirana mbete në krye me 37 pikë, 6 më shumë se Partizani, që luan sot ndaj Laçit. /Kohajone/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është…