Toronto, Bostoni dhe New Orleansi dominojnë “play-off”-in

18 prill 13:48

Toronto çon në 2-0 avantazhin me ndeshje ndaj Washington, në takimet çerekfinale të “play-off”-it të NBA-së, në Konferencën e Lindjes. 6 lojtarë të ekipit kanadez realizuan mbi 10 pikë, me DeRozan që ishte shënuesi më i mirë në fushë, autor i 37 pikëve, lider në fushë.

John Wall për Washington realizoi 29 pikë, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen. Fiton edhe Boston, që ashtu si Toronto udhëheq 2-0 serinë e çerekfinaleve ndaj Milwaukee. Skuadra e Celtics mposhti 120-106 rivalët e Bucks, ndeshje e dominuar nga basketbollistët e Bostonit. Broën realizoi 30 pikë e Rozier 23, ndërkohë që 41 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit. Për Milwaukee u dallua Antetokoumpo, autor i 30 pikëve, por që mbetën për statistikë. Fiton edhe skuadra e New Orleans, që mposhti 111-102 Portland, duke udhëhequr 2-0 serinë e çerekfinaleve. Kjo është fitorja e dytë radhazi jashtë fushe e ekipit të New Orleans, që po befason në këtë fazë të “play-off”-it. Holiday me 33 pikë ishte lider në fushë për miqtë, ndërsa Davis realizoi 22 pikë e 13 rebaund. Për Portland u dallua McCollum me 22 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Konferenca e Lindjes

1-8, Toronto – Washington      130-119 (2-0 me ndeshje)
2-7, Boston – Milwaukee                   120-106 (2-0 me ndeshje)
3-6, Philadelphia – Miami        (barazim 1-1 me ndeshje)
4-5, Cleveland – Indiana                    (0-1 me ndeshje)

Konferenca e Perëndimit

1-8, Houston – Minnesota       (1-0 me ndeshje)
2-7, Golden State – San Antonio (2-0 me ndeshje)
3-6, Portland – New Orleans    102-111 (0-2 me ndeshje)
4-5, Oklahoma – Utah Jazz      (1-0 me ndeshje)

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë me…