Toronto fiton pas dy kohëve shtesë, rihap betejën për titull

20 maj 2019 | 14:04

Skuadra e Toronto ka fituar pas dy kohëve shtesë 118-112 ndaj Milwaukee në finalen e tretë “play-off”-it në Konferencën e Lindjes, duke rihapur betejën për titullin kampion në këtë kah të NBA-së. Skuadra kanadeze pati vazhdimisht epërsi, duke e komanduar lojën deri në 11 pikë, por në fund rrezikoi ta humbiste atë.

Leonard me 36 pikë ishte shënuesi më i mirë për skuadrën e Torontos, mbështetur nga Siakam me 25 pikë e 11 rebound, një dyshe që bëri diferencën në parket. Për Milwaukee, zhgënjeu Antetokounmpo, që e mbylli me 12 pikë e 23 rebound. Pikët për Bucks erdhën nga stoli, me Hill (24 pikë) e Brogdon (20), raporton ‘Telesport’.

Mysafirët tentuan të bëjnë surprizën në kohën shtesë, që ishte mjaft e bukur, por pa sukses. Gjithsesi, skuadra e Milwaukee udhëheq 2-1 serinë e finaleve, ndërkohë që ndeshja e katërt do të luhet sërish në fushën e Toronto.

Konferenca e Lindjes – Finale “play-off”

Milwaukee – Toronto               112-118 (2-1)

Konferenca e Perëndimit – Finale “play-off”

Golden State – Portland                    (3-0)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Libri i poetes me prejardhje nga Tropoja, e martuar në…