Totaj fton diasporën për investime në Prizren

06 qershor 2022 | 13:55

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në Forumin e bizneseve të diasporës, ku është diskutuar për investimet e diasporës në nivel komunal.

“Në këtë forum shpalosa planin e qeverisjes sonë duke theksuar se Prizreni është vendi i duhur për të bërë investime, prandaj i ftova bizneset e diasporës që të investojnë. Natyrisht, diaspora e Kosovës njihet për përkushtimin që ka dhe këtë e tregon përmes remitancave, por, do të ishte mirë që këto remitanca të drejtohen ndryshe në të ardhmen. Megjithëkëtë, diaspora paraqet një kapital jo vetëm ekonomik por edhe social e kulturor”, ka thënë Totaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kuvendin e Kosovës ka dështuar votimi i Projektligjit për…