Totaj: Vetëvendosje ka frikë ta luftojë korrupsionin, po rrezikon raportin me ShBA-në

24 gusht 2019 | 11:22

Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka reaguar pas deklaratës së Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë një ditë më herët e cila i ka bërë thirrje kryetarit Mytaher Haskuka ta shkarkoj një drejtor të komunës që ka aktakuzë.

Totaj në llogarinë e vet në “Facebook”, shkruar se Vetëvendosje ka frikë të marrë vendime që e luftojnë korrupsionin siç ka bërë PDK-ja.

“Është e papranueshme që edhe pas reagimit të shoqërisë civile në Prizren dhe Ambasadës Amerikane të mos merret ende asnjë vendim për shkarkimin e drejtorit me aktakuzë nga Mytaher Haskuka. Duket që Vetëvendosje ka frikë të marrë vendime që e luftojnë korrupsionin. Ata duhet ta largojnë këtë zyrtar të lartë me aktakuzë siç kemi bërë ne nga partia dhe të cilën do ta bëjmë njëjtë edhe në qeverinë e ardhshme. Ata vetëm flasin por nuk kanë guximin të marrin veprime të këtilla” ka shkruar Totaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me anëtarët…