Tottenham – West Ham, barazim me dy supergola

04 janar 2018 | 23:19

Derbi londinez ndërmjet Tottenhamit dhe West Hamit nuk ka dhënë fitues.

Ekipet ndanë pikët duke barazuar me rezultat prej 1 me 1, me dy supergola të shënuara nga të dyja ekipet.

Së pari ishte West Hami që e “bombardoi” portën e Tottenhamit përmes Obiangut, i cili realizoi në minutën e 70.

Dhe atë që e bëri Obiang e bëri në anën tjetër Son Heung-Min duke barazuar shifrat me një goditje shumë të fuqishme n minutën e 84.

Pas këtij barazimi Tottenhami ka 41 pikë, përderisa West Hami në vendin e 15 ka 22 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah ka rrëmbyer edhe një çmim…