Tottenhami interesohet për yllin e Bayernit

28 tetor 2021 | 16:19

Klubi anglez, Tottenham Hotspur ka nisur operacionin për transferimin e Corentin Tolisso nga Bayern Munchen.

Mesfushori me shumë mundësi do të largohet në fund të sezonit nga klubi gjerman, kohë kur i përfundon edhe kontrata, pasi drejtuesit e klubit nuk i kanë ofruar ende rinovimin.

Në garë për francezin janë edhe klube si Paris Saint Germain, Atletico Madrid, Juventusi dhe Interi që gjatë merkatos së verës do të bëjnë maksimumin për ta rrëmbyer lojtarin. Gjithsesi, sipas mediave, “Spursat” janë në avantazh përsa i takon 27-vjeçarit pasi i ka siguruar atij vendin e titullarit, që ka kohë që i mungon te Bayern Munich.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci, priti…