Tottenhami kërkon 150 milionë euro për Eriksenin

31 mars 2019 | 14:45

Christian Eriksen është një nga lojtarët më të kërkuar. Danezi i Tottenhemit është ndër mesfushorët më të mirë në botë dhe Reali i Madridit po insiston shumë për të siguruar shërbimet e tij.

Tottenhemi ka rezistuar gjatë, por në fund është dorëzuar. Mos rinovimi i kontratës, që skadon në verën e vitit 2020, ka lodhur drejtuesit e “Spurs”. Këta të fundit kanë vendosur çmimin e lojtarit. Siç raporton “Mirror”, klubi londinez e vlerëson vikingun 150 milionë euro.

Kjo shumë është 10-fish më e lartë nga ajo që pagoiTottenhemi për kartonin e 27-vjeçarit tek Ajaxi në vitin 2013.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Sjediu,…