Totti e dëshiron Dybalan në Romë

20 maj 17:39

Francesco Totti ka folur për sezonin e Romës, mes tjerash edhe për Paulo Dyabalan.

Francesco Totti ka folur për “Sky Sport” dhe ka analizuar edhe sezonin e Romës, trajnerin Jose Mourinho, finalja e Konferencë Ligë si dhe ka thënë se do të mundohet ta bind Paulo Dybala të kalojë te Roma.

Sipas tij sfidat në mes Torinos dhe Feyenoord kanë rëndësinë pothuajse të njëjtë, pasi luhen për Evropë.

“Janë dy ndeshje totalisht të ndryshme, por që kanë rëndësi të njëjtë sepse luhet për Evropën. Finalja megjithatë është shumë e rëndësishme sepse po luftohet edhe për një trofe”.

Tutje, ai tha se do të takohet me Dybalan për ta bindur që të transferohet te Roma.

“Të shohim nëse do të mundemi ta sjellim në Romë. Të hënën do ta takoj dhe shpresoj që ta bind. Jemi në Milano për ndeshjen e organizuar nga Eto’o. Do të luajmë bashkë dhe do t’i jap edhe ndonjë këshillë, do të përpiqem ta bind, të shohim nëse do t’ia dal. Gjithmonë nëse edhe Roma është në të njëjtën linjë me mua”, ishin fjalët e Totti.

Sipas italianit askush më mirë se Jose Mourinho nuk e di se si luhet një finale evropiane.

“Ka fituar shumë trofe, askush nuk e di më mirë se ai se si luhet një finale evropiane. Nuk është Champions League, por do të respektohet dhe do të fitohet. Ai di shumë mirë si të menaxhojë të gjithë në maksimum”, vazhdoi ai, përcjell lajmi.net.

Legjenda e Romës, shpreson që ta sjellin trofeun e Konferencë Ligës me vete në Itali.

“Nuk dua të them asgjë për shkak të supesticioneve, por shpresoj ta sjellin në shtëpi. Unë do të jem aty, nëse gjej një fluturim”. Finalja në mes Romës dhe Feyenoord luhet më 25 maj në orën 21:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku druan se…