Totti largohet nga Roma

17 qershor 2019 | 15:11

Legjenda Francesco Totti ka mbajtur konferencën për shtyp në të cilën ka njoftuar largimin nga Roma. Totti edhe zyrtarisht e ka lënë rolin si drejtor i ‘Giallorossit’, duke rritur distancën mes tij dhe pjesës tjetër të hierarkisë së tyre.

Duke vepruar kështu, ai do i jep fund 30 viteve të shërbimit ndaj Romës pas 786 paraqitjeve si lojtar, para daljes në pension në vitin 2017.

“Nuk ishte faji im sepse kurrë nuk kam pasur rastin të shprehem vetë. Nuk kam qenë kurrë i përfshirë në një projekt të mirëfilltë teknik. Në vitin e parë, kjo mund të ndodhë. Në të dytën, e kuptoja atë që dëshiroja të bëja dhe kurrë nuk u mblodhëm bashkë, asnjëherë nuk ndihmuam njëri-tjetrin”, ka thënë Totti.“Ata i dinin qëllimet e mia dhe atë që dëshiroja, t’i jepja aq shumë këtij klubi dhe ekipi, por ata kurrë nuk donin që unë të bëja një gjë të tillë, me gjithë sinqeritetin. Ata më përjashtuan nga çdo vendim”, ka shtuar Totti.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampioni i Kosovës në basketboll, Z Mobile Prishtina dhe nënkampioni…