Tovërlani: E kemi analizuar Bullgarinë

16 nëntor 2023 | 15:33

Përfaqësuesja e Kosovës U21 përballet nesër me Bullgarinë nesër në stadiumin “Zahir Pajaziti” nga ora 13:00.

Përzgjedhësi Afrim Tovërlani në prag të kësaj ndeshjeje tha se e kanë analizuar kundërshtarin dhe kanë identifikuar pikat kryesore të Bullgarisë.

“Kundërshtarin e njohim sepse ndeshjen e fundit e kemi zhvilluar ndaj tyre në Bullgari. E dimë cilat janë pikat kryesore në dy repartet, sulm dhe mbrojtje, futbollisti kryesor i tyre është Nikollov i cili luan si sulmues dhe njëherësh është futbollisti më i rrezikshëm, çka do të thotë se ne duhet të kemi më shumë kujdes ndaj tij. Gjithmonë hyjmë për fitore, unë asnjëherë nuk flas për rezultate prandaj më mirë do ta presim fundin e ndeshjes”, theksoi Tovërlani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës U21 e zhvilloi sot stërvitjen e fundit…