Trafiku ajror rritet në aeroportet zvicerane

21 gusht 2023 | 16:11

Aeroportet kryesore në Zvicër kanë treguar për një rritje të trafikut të pasagjerëve midis prillit dhe fundit të qershorit, megjithatë ajo mbetet nën nivelet para pandemisë.

Në total, aeroportet zvicerane kanë regjistruar 13.8 milionë pasagjerë (+21 për qind gjatë një viti) që mbërrinin ose niseshin, lokalë dhe transit, në trafik të planifikuar dhe çarter në tremujorin e dytë, raporton “swissinfo”, përcjell “albinfo.ch”.

Kjo shifër mbetet 10 për qind  më e ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 para krizës së shkaktuar nga Covid-19, ka thënë në një deklaratë për shtyp të hënën Zyra Federale e Statistikave.

Aeroporti i Cyrihut mbetet platforma kryesore e aeroporteve në vend, me një rritje prej 28 për qind, në 7.6 milionë pasagjerë të transportuar gjatë periudhës, i ndjekur nga Aeroporti i Gjenevës (+12 për qind  në pothuajse 4 milionë) dhe “EuroAirport Basel Mulhouse Freiburg” (+14 për qind në 2.2 milionë).

Numri i lëvizjeve ajrore ka ndjekur të njëjtën trajektore me 56 136 ngritje dhe ulje në Kloten (+18 për qind), 31 981 në Cointrin (+7 për qind) dhe 17 266 në Basel-Mulhouse (+7 për qind).

Evropa mbetet destinacioni numër një për udhëtarët zviceranë – me Spanjën, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën dhe Italinë, si destinacionet kryesore.

Pas tyre pasojnë Azia, Amerika e Veriut, Afrika, si dhe Amerika e Jugut dhe Qendrore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShTI) nuk ka arritur…