Trajneri i Clujit: Ballkani ishte surpriza e këtij grupi

31 tetor 2022 | 12:47

Skuadra e Ballkanit të enjten do të përballet me CFR Cluj në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Rumunët e konsiderojnë Ballkanin si befasi të këtij grupi, para duelit në “Pro Arena”.

“Shansi ynë i vetëm është të fitojmë. Por, Ballkani e ka një skuadër që i ka shënuar 6 gola në udhëtim, me Sivassporin dhe Slavian. Është e qartë se do të jetë shumë e vështirë për ne. Të enjten e kemi mundësinë të shkojmë në pranverën evropiane. Do të ishte një sukses material dhe futbollistik. Ballkani është surpriza e këtij grupi”, ka deklaruar trajneri i Clujit, Dan Petrescu.

Mediumi rumun, “sport.ru” e përmend edhe faktin se Ballkani i ka shtyrë tri ndeshje kampionale, vetëm për të qenë i fokusuar në garat evropiane, por që për momentin gjendet në vendin e fundit në grup. Ndeshja e parë mes Ballkanit dhe Clujit, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë kishte përfunduar baras, 1-1.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dyshuari për sulm seksual ndaj alpinistes Mrika Nikqi, F.B…