Trajneri i Maltës: Kosova është favorite, por synojmë fitore

10 tetor 2018 | 19:04

Trajneri i Kombëtare së Maltës, Ray Farrugia në konferencë për medie ka folur për ndeshjen me Kosovën dhe ka vlerësuar lartë futbollistët “Dardanë”, por njëkohësisht ka bërë të ditur se në Prishtinë kanë ardhur për fitore.

“Sikur Kosova ashtu edhe ne kemi prurje të reja dhe jemi përmirësuar dukshëm. Kam thënë se Kosova është favorite duke u bazuar në futbollistët e saj që luajnë nëpër klube të mëdha dhe besojë se brenda pesë viteve Kosova do ta ketë një top-skuadër”, ka thënë Farrugia.

Ndeshja në mes Kosovës dhe Maltës zhvillohet nesër në mbrëmje në stadiumin “Fadil Vokrri”.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ndeshjen e parë të ndeshjeve parakualifikuese për Kampionati Evropian,…