Trajneri i Shqipërisë: Kemi dy finale të rëndësishme për historinë

07 nëntor 2023 | 12:03

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo në një intervistë për emisionin ‘Real Story’ në ABC News, të Sokol Ballës ka rrëfyer se cili është suksesi i kësaj Kombëtareje. A është ndalur edhe tek marrëdhëniet e shkëlqyera që ka me lojtarët e Kombëtares, strategjia që përdor si dhe 2 finalet ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Çelësi i suksesit i Kombëtares – Futbolli ka nevojë për kohë. Kemi një miks lojtarësh të rinj por edhe me eksperiencë që janë të fortë. Më pas kemi nisur një punë për të krijuar shpirtin e duhur të skuadrës. Futbolli është kompleks, nuk është individual këtë e dimë, është një sport kolektiv, dhe pa shpirtin e skuadrës nuk shkohet askund. Kemi nisur punë dhe të gjithë futbollistët e kuptojnë menjëherë këtë, i kemi dhënë sensin e ekuilibrit dhe organizimit një skuadre dhe bashkë më të rritet edhe niveli kjo tregohet edhe në fushën e lojës. Është e vetmja formë që mund të gjendet për të krijuar një skuadër të fortë në fushë. Ne kemi 23-25 futbollistë që japin gjithçka dhe kjo shihet në fushë.

Si ka mundësi që lojtarët ndihen mirë edhe kur zëvendësohen? – Kjo është pjesa e shpirtit të skuadrës. Unë si ish-futbollist kam luajtur dhe jam zëvendësuar dhe ndonjëherë, mund të përfundosh edhe në tribunë dhe nuk është dicka e lehtë.

Nga humbja në Poloni, te fitorja me Çekinë. Si po ia del Shqipëria? – Merita është e lojtarëve. Ata e kuptuan menjëherë se kishin një mundësi shumë të mirë për të bërë gjëra të mëdha për të çuar përpara, nëse jemi bashkë, nëse jemi një. Ne e morëm ekipin në janar, pas një muaji e gjysmë duke udhëtuar, duke u takuar më lojëtarët për t’u njohur. Kemi shkuar në Poloni dhe nuk e dinim cfarë na priste. Polonia është një skuadër shumë e fortë dhe në Varshavë, ishte një fushë shumë e vështirë. Aty nisi një rrugëtim dhe ata e kuptuan se e rëndësishme për ne ishte të ishim në garë. Ata e kuptuan se edhe pse pësuam një gol, duhet të ishim seriozë dhe të fokusuar brenda objektivit, në minutën e fundit kishim mundësi për të barazuar. Unë mendoj se ishte një sinjal që u erdhi atyre. Ata janë inteligjentë, kanë ardhur për të bërë diçka të mirë, e kuptojnë futbollin. Me Moldavinë në shtëpi kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, po ashtu edhe në transfertë me Ishujt Faroe, është përgjigjja që kanë dhënë lojëtarët, por e them gjithmonë që ‘nuk ka mbaruar’. Ne e dimë se sa e vështirë është për të shkuar në finalet e një Europiani. Ka ndodhur një herë, jemi shumë afër, por unë kam lindur në San Paolo dhe jam i qartë për këtë pjesë, ashtu sikurse lojtarët.

Supersticioz?- Unë jam njeri i futbollit dhe në futboll mund të ndodhë gjithcka, nuk është aspak e lehtë. Por skuadra dhe ne në Federatë jemi të ndërgjegjshëm se duhet të punojmë. Pjesë e punës është edhe ajo që jep kjo skuadër që jep djersën, shpirtin në fushë, njerëzit e shohin se çfarë jep ky ekip.

Kush është çelësi që kjo skuadër po funksionon kaq mirë? –Çelësi është puna, nga ora 09:00 deri në 17:00 ne punojmë gjithë ditën. Shfrytëzojmë çdo moment, monitorojmë çdo futbollist. Njerëzit nuk e dinë se si ndryshon puna e një Kombëtareje. Në një klub punon gjatë javës dhe për një vit puna shkon përpara. Në Kombëtare duhet të punojnë me 23+10 apo 11 lojtarë sepse nuk i dihet, njëri mund të jetë i dëmtuar, mund të ketë ndryshime. Sot kemi 50-60 që i monitorojmë gjatë gjithë javës. Në zyrë bëhet puna më e madhe, më pas shihet lojtari, punojmë në stërvitje dhe përgjigjja e rëndësishme është puna e futbollistëve. Çelësi është puna dhe gjetja e lojtarëve të duhur.

Por a është Silvinjo një strateg apo seleksionues për kombëtaren Shqiptare? – Unë besoj se është pak nga të dyja. Në zyrë, së bashku me Zabaletën, Dorivën e Bulkun bëjmë një punë të madhe për të njohur futbollistët. Herë pas here duhet të shohim ndeshjen e një futbollisti, qoftë edhe të një viti më parë, nëse ai është i duhuri për ne. Është pak nga të dyja, edhe strategji edhe seleksionuesim. Strategjia e një loje është e rëndësishme, por më e rëndësishme është që futbollisti të ndihet mirë në fushë. Sa më mirë të ndihet futbollisti në fushë aq më shumë zhvillohet përmirësohet dhe bën gjëra të rëndësishme.

Çfarë lloj Kombëtareje është Shqipëria? – Unë besoj te ekuilibri i skuadrës. Një skuadër që mbrohet mire, ka sakrificë shumë djersë, organizohesh dhe më pas kemi një cilësi shumë të mirë. Edhe te zotërimi i topit jemi shumë të fortë. Kemi një skuadër që ka një tranzicion shumë të mirë. Ne përfitojmë nga të gjitha aftësitë që kemi. Nuk është një ‘Brazil i vogël’ është një Shqipëri puro edhe ngjyrat janë shumë të bukura, më pëlqen shumë dhe është skuadra shqiptare 100%. Unë shoh shumë Shqipëri te kjo skuadër. Janë momente të bukura, lojtarët po bëjnë shumë, na mungon edhe një hap i rëndësishëm, kemi edhe dy finale shumë të rëndësishme. Futbollistët e dinë mirë këtë, për mua kjo është ADN e Shqipërisë, futbollistë të mirë, të shpejtë, lojtarë që godasin mirë, dhe në fushë argëtohen.

Asani thotë se ‘nuk ekzistonte përpara epokës së Silvinjos, ndërsa tani është gjithçka për të dhe për Shqipërinë’ –  Është e bukur ta dëgjosh këtë me një futbollist që do të japë 100 % për Kombëtaren, e ndjen shumë. Unë gjithmonë u them atyre, kam qenë gjithashtu futbollist. Talenti është i tyre, sforco që ata japin në fushë është i tyre, ne duhet të punojmë. Unë për këtë arsye jetoj në Tiranë, dhe bëjmë orë e orë analiza në video, duke komunikuar me stafin për të parë ç’ka bërë Asani, kur ka kaluar nga Hungaria në Kore. Shohim ndeshjet, por edhe shumë futbollistë të tjerë. Janë 50 futbollistë që monitorojmë aktualisht, por është diçka e bukur. Nuk jemi ne, janë ata që japin gjithçka në fushë. Dhe vijnë të vijnë e thonë dua të luaj me Kombëtaren. Është diçka e rëndësishme, të godet zemrën.

Pesha e fanellës –Nëse një lojtar e ndjen fanellën me Kombëtaren, bëhet më e lehtë puna edhe për ne, jam shumë i kënaqur vijnë me dëshirë në Kombëtare. Janë të ndërgjegjshëm se ne nuk jemi Franca, nuk jemi Brazili, Argjentina apo Gjermania, ne jemi Shqipëria dhe jemi krenarë për këtë. Në fushë ata argëtohen, por vrapojnë shumë, me zemër dhe me shpirt gare dhe kjo është ajo që më jep më shumë kënaqësi.

Projekti i Silvinjos në Shqipëri, afatshkurtër apo afatgjatë? – Unë besoj se futbolli është shumë i shpejtë, por është i bukur kur ke kohë për të punuar. Jemi të ndërgjegjshëm, rezultatet të ndihmojnë shumë, kjo është një skuadër, që ka nisur një rrugëtim të rëndësishëm me futbollistë të rinj, me eksperiencë dhe kjo është një formulë e mirë për t’u rritur të gjithë bashkë. Më 17 nëntor kemi një ndeshje të fortë dhe shumë të vështirë, jemi fokusuar vetëm te ajo ndeshje, Moldavia është mundur vetëm nga ne dhe ata janë në garë, është një ndeshje e vështirë.

Mbrojtja e mirë – Është e rëndësishme taktika individuale. Skuadra është më e fortë sepse të gjithë mbrojnë mirë. Sado i fortë të jetë mbrojtësi, sulmuesi është më i zgjuar dhe me një top mund të shënojë gol. Çelësi i kësaj skuadre është që ata e kuptojnë organizimin, sakrifikohen dhe janë gati për t’u mbrojtur. Lojtarët japin gjithçka në fushën e lojës.

Cili është ‘lojtari’ i trajnerit? – Nuk është një futbollist, por janë disa, të cilët komunikojnë me njëri-tjetrin jo vetëm gjatë stërvitjes. Më pëlqen shumë sepse kjo gjeneratë flet më pak, por kemi një raport shumë të mirë me të gjithë ata. Ndoshta Ramadani, Hysaj, por edhe të tjerët, gjatë lojës në fushë japin shumë.

Berisha dhe Strakosha – Kemi dy portierë shumë të fortë dhe kemi besim si te Berisha, ashtu edhe te Strakosha. Berisha ka më shumë se 70 ndeshje me Kombëtaren, Strakosha më shumë se 30. Kemi besim te të dy. Kanë luajtur shumë mirë me Kombëtaren.

Armando Broja në Kombëtare – Broja është një lojtar i rëndësishëm dhe është e rëndësishme që ai të rikthehet sa më shpejt në formë. Flasim për shëndetin e një futbollisti, ka patur një dëmtim të rëndë, për fat të keq. Ashtu si edhe Kumbulla. Ai duhet të rekuperohet të kthehet në 100% të formës. Është e vërtetë që ka bërë disa ndeshje me Çelsin kur është rikthyer, erdhi me ne, kur u rikthye pas Kombëtares ai nuk ka luajtur më me Çelsin. Aktualisht nuk është i grumbulluar për ndeshjen e radhës së Çelsit, dhe e rithem që ashtu si shumë lojtarë të tjerë që rikthehen nga një dëmtim gjëja e parë nuk është Çelsi, nuk është Kombëtarja, Europiani, por futbollisti. Është shumë e rëndësishme që ai të rikuperohet 100 % të rikthehet në fushë dhe kur të rikthehet te Çelsi, sigurisht ne jemi këtu. Unë kam vizituar shumë lojtarë, e kam takuar edhe atë, është një djalë shumë i mirë, kam shkuar për ta vizituar tek Çelsi. Një futbollist nuk bën dot gjithçka i vetëm. Skuadra nuk është një lojtar, por është shpirti dhe më pas cilësia e futbollistit arrin të rritet brenda skuadrës.

Ndeshja me Moldavinë – Duhet të luajmë futboll. Duhet të përgatitemi për të dyja finalet. Nuk mendojmë për një pikë, por për t’u përgatitur për të dyja takimet. Është një ndeshje shumë e fortë ndaj Moldavisë, sepse edhe ata janë në garë për t’u kualifikuar.

Kjo skuadër meriton më shumë sesa një kualifikim? –  Fjala ‘meritë’ qëndron në fushë për 90 minuta. Duhet ta mbyllim mirë këtë fushatë, deri tani kemi bërë shumë mirë. kur thua ‘meriton’ apo jo, jam gjithmonë i kujdesshëm. Çelësi është në fushë, djersa e lojtarëve, zemra e tyre është në fushë. Janë dy finale të rëndësishme për historinë e Shqipërisë dhe është përgjegjësi e madhe. Jemi të ndërgjegjshëm që jemi në rrugën e duhur. Jam i lumtur që futbolli na jep këtë mundësi për të shkuar përpara. Të punosh me Kombëtaren është shumë e bukur. Po përjetojmë një periudhë shumë të rëndësishme për Shqipërinë. Duhet të jemi me këmbë në tokë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Restorant “Liqeni…