Ky është punëtori i restorantit ‘Liqeni i Dukagjinit’ në Gjakovë që humbi jetën dje

07 nëntor 2023 | 12:03

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Restorant “Liqeni Dukagjinit”, ku një punëtor u gjet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe për pasojë ka humbur jetën pasi është dërguar në spital. Për rastin është vënë në dijeni edhe Policia, që e konfirmoi rastin, raporton Sinjali.

Sinjali mëson se punëtori që vdiq është Ibrahim Hoxha, kuzhinier i këtij restoranti, i cili dyshohet se pësoi sulm në zemër.

Siç mësohet, punëtori fillimisht nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore teksa ishte në ambientet e hotelit, ku më pas kanë intervenuar kolegët e tij për t’ia dhënë ndihmën e parë.

Për shkak se gjendja e tij ishte e rëndë, është njoftuar menjëherë ambulanca, por fatkeqësisht viktima nuk ka arritur të mbijetojë dhe ka humbur jetën.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa janë marrë deklaratat edhe të disa dëshmitarëve.

Rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Restoranti “Liqeni Dukagjinit”, si dhe nga Policia Rajonale në Gjakovë.

“Rreth orës 11:20 jemi njoftuar se viktima mashkull i moshës madhore pas një çrregullimi fizik të ndodhur afër liqenit të Radoniqit, ishte dërguar në gjendje të rënduar shëndetësore në spitalin rajonal në Gjakovë ku edhe ka ndërruar jetë (sipas personelit mjekësor viktima ka pësuar sulm kardiak)”, kanë thënë nga Policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jerome Boateng u stërvit për një kohë të gjatë me…